Protesta pro-UÇK në Strasburg, mijëra njerëz pritet të marrin pjesë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, foli për përgatitjet rreth protestës së radhës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet në Strasburg të Francës.

Ai tha se në këtë protestë, e cila pritet të mbahet para Asamblesë së Këshillit të Evropës, pritet të marrin pjesë 5 mijë deri në 6 mijë njërës.

Sipas tij, pjesëmarrësit do të jenë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.

“Sipas informacioneve, nga Prishtina nuk besoj që do të ketë autobusë, kanë gjetur bileta lirë nga Tirana dhe Shkupi, kanë gjetur për Bazel edhe Shtutgard kanë marrë bileta shumë lirë, që fati i jonë dhe i qytetarëve që do të udhëtojnë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë gjetur bileta për Bazel të Zvicrës kanë gjetur shumë lirë. Është një numër bukur i madh, kryetari i këshillit organizativ atje, ne presim që numri të jetë mbi 5 deri 6 mijë veta, të jenë para Strasburgut atë ditë. Nga Kosova besoj do të kalojë numri mbi 1000 udhëtarë që do të vijnë”, ka thënë Gucati, raporton KFVA.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…