Autoritetet panameze raportuan sekuestrimin e 13.5 tonëve lëndë narkotike pasi ndaluan një anije në ujërat e Paqësorit.
Sipas Shërbimit Kombëtar Ajror dhe Detar (SENAN), anija ishte drejtuar drejt Amerikës Qendrore dhe Meksikës, raporton cbsnwews.
Për krahasim, 13.5 tonë janë afërsisht sa pesha e nëntë veturave mesatare, si Toyota Camry apo VW Passat – ose sa tre elefantë afrikanë të rritur.
Operacioni u zhvillua si pjesë e “Operacionit Vendosmëri”, i cili synon të luftojë trafikun detar të drogës.
Ekuipazhi prej 10 personash – shtetas të Venezuelës, Ekuadorit, Nikaraguas, Perusë dhe Kolumbisë – kundërshtuan arrestimin dhe tentuan të arratiseshin, por u kapën.
Sipas prokurorit kryesor kundër narkotikëve të Panamasë, Julio Villarreal, ky sekuestrim përbën një goditje të rëndë ndaj rrjeteve ndërkombëtare kriminale, pasi dërgesa ishte e destinuar për Amerikën e Veriut
Ai tha se ishte një nga konfiskimet më të mëdha të tilla në ujërat e Panamasë deri më sot.
Panamaja në vitin 2023 sekuestroi gjithsej 119 ton drogë.
Vendet e Amerikës Latine kanë qenë të etura të shfaqin përpjekjet e tyre kundër narkotikëve, pasi sulmet e SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara për transportimin e drogës kanë marrë të paktën 76 jetë deri më tani në Karaibe dhe Paqësor.

