Kur kanë mbetur më pak se dhjetë ditë nga afati kushtetues votimin e mandatarit të dytë të LVV-së, Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se seanca e Kuvendit të Kosovës duhet të mbahet sa më parë të jetë e mundur që të shihet rezultati i saj, nëse i ka votat për formimin e Qeverisë apo jo.
“Siç e dini, i mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues dhe do të varet nga deputetët dhe nga kryesia e Kuvendit se kur ftohet seanca. Siç e dini, seanca duhet të thirret brenda afatit kushtetues, pra kanë mbetur edhe pak ditë dhe shpresoj që kjo të bëhet sa më parë të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance. Mirëpo unë nuk mund ta paragjykoj”, tha Osmani.
Ndërkohë, Konjufca, nuk ka dhënë asnjë sinjal se është duke punuar për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë, duke ngjallur dyshime se vendi po shkon drejtë zgjedhjeve. Por, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se deputetët e Kuvendit janë përpara dy zgjidhjeve ose vazhdim i Qeverisë Kurti në dertyë deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill.
“Kanë ngelur edhe 10 ditë, mandati është dhënë nga presidentja Osmani për Glauk Konjufcën, ne i urojmë më të mirën. Ritheksojmë se nuk mendojmë se është punë e mençme të shkojmë në zgjedhje në dhjetor dhe pastaj sërish në prill. Deputetët janë përpara përzgjedhjes, ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej këtyre mundësive, nuk është e mundur dhe duhet të përcaktohet njëra prej tyre”, tha Kurti.
Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për opsionet e tij. Xhaferi tha se këto janë taktizime të LVV-së për arsyetimet e tyre përpara elektoratit. Sipas tij, në mungesë të një shumice parlamentare vendi duhet që sa më parë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
‘’Tashmë është gjithcka e qartë, vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të reja.
Normalisht që nuk ka vend më për taktizime politike si Qeveria e zotit Konjufca, sepse krejtë ky taktizim është që në fushtatë të thuhet se ne i bëmë të gjitha përpjekjet por nuk gjetëm mbështejte nga partitë politike. Ata duhet që t’i kthehet vetvetes sepse në ralitet kanë 48 deputetë dhe nuk ishin në gjendje që ta bëjnë një shumicë të thjeshtë parlamentare për krijimin e Qeverisë. Pastaj ata nuk janë në gjetje as të qeverisin me vendin.
Unë mendoj se presidentja nuk është dashur as ta mandatojë zotin Konjufca në mungesë të shumicës dhe numrave. Çdo vonesë është në dëm për Kosovën sa i përket buxheti, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe postit të prosidentit. Ne shumë shpejtë do të duhej të hynim në zgjedhje të reja që të krijohet një vullnet i ri dhe të krijohet qeveria e re”, tha Xhaferi për rtv21.
Ish-ambasadori, Skender Xhakaliu, tha se në mungesë të një marrëveshje politike midis partive parlamentare krijimi i një Qeverie të përkohshme do të ishte një Qeveri formale dhe pa garanci se do të funskiononte.
‘’Një Qeveri teknike është gjithmonë një opsion që sitemi politik mund ta përdor në përiudha tensioni ose mosbesimi. Qëllimi i saj është të garantojë neutraliteti dhe kushte të barabarta për të gjitha palët deri në zgjedhje. Por, për të bërë këtë të mundur duhet vullnet të ndërsjellë politik. Nga qëndrimet që ne i shohim të deritanishme të subjekteve politike duket se palët janë ende largë kompromisit, pasi secila e ka interesin e vet për mënyrës se si duhet menagjuar tranziocionin politik. Pra, munësia ligjore ekziston, por pa një marrëveshje politike një qeveri teknike do të ishte një zgjedhje formale, pa garanci që do të funksiononte siç duhet”, u shpreh Xhakaliu
Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, ka kohë kushtetuese që deri më 19 nëntor të dalë përpara deputetëve për të dëshmuar nëse e ka arritur ta krijojë shumicën apo jo. Në rastë se dështon, presidentja duhet të shpallë zgjedhjet parlamentare brenda 40 dite.

