Pacolli reagon për Aeroportin e Vlorës: Qeveria shqiptare vetëm përfiton, nuk i kushton asnjë cent taksapaguesve

Behgjet Pacolli ka reaguar edhe njëherë në lidhje me Aeroportin e Vlorës, shkruan KFVA.

Përmes një postmi në Facebook, Pacolli ka kritikuar disa individë që, sipas tij, “pa informim të plotë, japin opinione që nuk pasqyrojnë realitetin”, duke shtuar se “disa prej tyre jo vetëm interpretojnë ngjarje të paqena e të pavërteta, por edhe i lejojnë vetes të ofendojnë”.

Sipas Pacollit, projekti i Aeroportit të Vlorës po zhvillohet sipas afateve kontraktuale dhe pritet të jetë një nga më funksionalët në rajon. Ai e cilësoi këtë si “investimin më të madh në Shqipëri në kuadër të një partneriteti publik-privat”.

Në fund të reagimit të tij, Pacolli kujton edhe aspektin financiar të marrëveshjes:

“Qeveria shqiptare merr 50% të fitimit nga të hyrat e aeroportit, që do të thotë se vetëm përfiton nga afarizmi i tij dhe nuk i kushton asnjë cent taksapaguesve.”

Postimi i plotë:

Aeroporti i Vlorës

Debati në mediat shqiptare për Aeroportin e Vlorës po vijon. Shpreh shqetësimin tim për qasjen e disa individëve të painformuar, të cilët japin opinione që nuk pasqyrojnë realitetin. Fatkeqësisht, disa prej tyre jo vetëm që interpretojnë ngjarje të paqena e të pavërteta, por edhe i lejojnë vetes të ofendojnë.

Do të ishte më dinjitoze që, përpara se të artikulohen opinione publike, të bëhet një informim i saktë dhe i plotë mbi faktet. Vetëm kështu mund të formësohen qëndrime të drejta, të bazuara në realitet, duke i shërbyer informimit korrekt të publikut. Një qasje e tillë ruan njerëzillëkun, sinqeritetin dhe edukatën.

Aeroporti i Vlorës po zhvillohet sipas afateve kontraktuale dhe pritet të jetë një nga aeroportet më funksionale në rajon. Projekti përfaqëson investimin më të madh në Shqipëri në kuadër të një partneriteti publik-privat.

Mos e harroni edhe kete fakt; Qeverija shqipetare mer 50% nga fitimi i gjeneruar nga te hyrat, dtth vetem perfoton nga afarizmi i ketij aeroporti dhe kursesi nuk i kushton as nje cent taksapaguesve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…