Mosmiratimi i buxhetit të Kosovës do të sjellë pasoja rënda për ekonominë e vendit. Kështu ka paralajmëruar kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, e cili i ka bërë thirrje presidentes që të angazhohet në mënyrë që buxheti të propozohet
Shahini në një intervistë për Ekonomia Online ka përmendur çështje e komisioneve parlamentare përmes të cilave do të mund të hapeshin rrugët ligjor për buxhetin.
“Mosmiratimi i buxhetit është çështje shumë e ndërlikuar dhe mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe gjithë vendin dhe kjo do të duhej të ndodhë. Iniciativa nuk mund të ketë jashtë kornizës ligjore duhet të bëhen komisione dhe komisionet në kuadër të mundësisë ligjore që ja u lejon ata duhet me buxhetu projektin dhe me amandamentu në Kuvendin e Kosovës për miratim. Çdo nismë tjetër janë nisma jo kushtetuese dhe janë iniciativa të mija por jo kushtetuese prandaj ne jemi më institucione dhe me ligje, prandaj deputetët e dinë përgjegjësinë e vet e dinë edhe qeveria e cila nuk është funksionale. Prandaj është e padrejtë që dikush paradite është ministër e pasdite është deputet, kjo nuk mund të ndodh dhe nuk duhet të ndodh që kuvendi të lejon një komoditet që një grupit parlamentar të deputetëve me ja miratu një vendim apo një projektbuxhet shtetit. Janë të ndara pozicionet, përgjegjësitë dhe autorizimet, qeveria duhet të propozojë kuvendi të miratojë por jo një grup deputetësh që në këtë rast janë jokushtetuese kompetencat dhe ka konflikt të interesave në mes të deputetit dhe të ministrit, janë disa të tillë dhe besoj që presidentja duhet të angazhohet më shumë për krijimin e një numri të një qeverie me numër minimal por t’i ketë këto të drejta për me propozu buxhet komisioneve parlamentare dhe ato të vazhdojnë më procedura të parapara me ligj”, tha ai.
Shahini theksoi se faji për këtë gjendje që ndodhet Kosova është i përgjegjësit për krijimin e qeverisë dhe shtoi se populli po sakrifikohet nga kjo gjendje.
“Është faji i përgjegjësit për të kriju qeveri dhe qeveria për të propozuar kuvendit projektligjin e buxhetit kurse pas leximit duhet të shkon nëpër grupe parlamentare sepse janë të rregulluara këto dhe përderisa ende nuk ka komisione parlamentare dhe ato komisione janë përgjegjëse për buxhet, deputetët nuk mund të bëjnë diçka jashtë asaj që kanë përgjegjësi, përgjegjësia është edhe e presidentit dhe të fituesit për të bërë qeveri. Populli, ekonomia, bizneset, nxënësit, studentët, punëtori, të moshuarit dhe të gjithë janë pjesë e sakrificës edhe për të zhvilluar shtetin por edhe për të pasur pasoja për shkak të mos miratimit të buxhetit”, theksoi ai.

