KFOR-i blindon terrenin: Ushtarët italianë stërviten për trazirat në Kosovë

 

 

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (Regional Command West) të misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, zhvilluan një stërvitje të përbashkët me përdorimin e helikopterëve dhe pajisjeve për kontrollin e turmave.

“Aktiviteti ka për qëllim përmirësimin e procedurave të hipjes dhe uljes nga helikopteri gjatë veshjes së pajisjeve të Crowd and Reot Control (CRC). Këto ushtrime lejojnë përmirësimin e gatishmërisë dhe performancave operacionale të njësive”.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka shkruar KFOR-i./ KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…