Istog: Një person ia drejton armën dy policëve te “Tregu i Gjelbër”, lëndohet njëri nga ta

Sot rreth orës 13:15 në rrugën “Nëna Terezë” apo “Tregu i Gjelbër” në Istog, policia ka arrestuar një person.

Fillimisht dy zyrtarë policorë të cilët ishin të angazhuar në një operacion, kanë hasur në një veturë në të cilën kanë qenë dy persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur se me të kërkuar policia nga ta që të dilnin jashtë veturës, njëri nga të dyshuarit(pasagjeri) ka tentuar që të arratiset, duke nxjerrë edhe armën në drejtim të dy zyrtarëve.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa personi tjetër i cili ka qenë në veturë (shoferi) është shoqëruar në stacion policor.

“Rreth orës 13:15 dy zyrtarë policorë të cilët ishin të angazhuar në implementim të një misioni operativ në rrugën Nëna Terezë në Istog , te Tregu i Gjelber, kanë vërejtur dy persona në një veturë dhe janë afruar afër, me tu afruar kanë kërkuar nga ta të dilnin jashtë: Një nga personat e dyshuar, i cili ka qenë ulur si pasagjer menjëherë ka dalë nga vetura dhe vrullshëm ka filluar të arratiset dhe ne atë moment e ka nxjerr armën dhe e ka drejtuar në drejtim të zyrtarëve policorë”.

“Policia i ka perdorur metodat e veta, komandat, dhe kanë arrit pas pak që ta arrestojnë të dyshuarin. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime në dorë. I dyshuari është arrestuar, edhe tjetri që ka qenë në veturë është shoqëruar në stacion”, tha Gashi.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…