Mitrovica drejt surprizës së madhe: Faton Peci i VV-së “shpërthen” me epërsi bindëse, fitorja në horizont!

Sot në Kosovë po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në komunat që kanë shkuar në balotazh, përfshirë edhe Mitrovicën, ku përballet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri.

Burime të besueshme brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë bërë të ditur për KFVA se deri në këtë fazë të numërimit, Faton Peci po prin bindshëm ndaj rivalit të tij, duke krijuar epërsi të dukshme në vota.

Numërimi dhe procesi i votimit janë ende duke vazhduar, ndërsa rezultati zyrtar pritet të publikohet nga KQZ pas përfundimit të plotë të procesit./KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…