• Sat. Nov 8th, 2025

Kurti në tubimin e Pecit: Kontrolloni a kanë votu krejt hallat, tezet, dajtë e axhallarët

Bykfvanews

Nov 8, 2025

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në thirrjen për të votuar Faton Pecin ka kërkuar kontroll e që të dihet kush për kënd ka votuar.

Në tubimin përmbyllës të fushatës në Mitrovicë, Kurti ka thënë se nëse nuk votoni, atëherë do të jetë fitues kandidati që nuk e doni.

“Drejt ndryshimit të madh që e duam si asnjëherë më parë me Fatonin kryetar”, ka thënë Kurti.

“Prandaj në këtë ditë historike, ju lutem, kontrolloni që të gjithë a kanë votu krejt hallat, krejt tezet, dajt, axhallart, krejt nipa e mesa, kusheri të afërt e të largët, krejt shoqet e shokët, të shkollës fillore e të mesme, në fakultet, të mahallës së re e të vjetër. Krejt duhet të votojnë”, ka thënë ai.

“Me një familje ku shtatë veta kanë të drejt vote, nuk bon me votu 3 a 4, po duhet me votu krejt të asaj familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *