Prokuroria e Maqedonisë së Veriut deklarohet për vdekjen e 24-vjeçares nga Gjakova

Prokuroria Publike Shtetërore e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 24-vjeçares, Daorsa Spahija nga Gjakova në qytetin e Tetovës.

Për Klankosova nga kjo prokurori kanë deklaruar se janë duke vazhduar në detaje të gjitha hetimet për rastin në fjalë.

“Një prokuror kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka kryer inspektimin në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një vajze të re, si dhe në banesën me qira ku ajo qëndronte”.“Të gjitha veprimet po ndërmerren për të hetuar shkaqet e vdekjes, me kontrolle të detajuara dhe ekspertiza në vendngjarje, megjithëse gjetjet fillestare dhe gjurmët në vend nuk tregojnë se vdekja është rezultat i ndonjë vepre penale”.

“Megjithatë, është urdhëruar kryerja e autopsisë, disa persona do të merren në pyetje, ndërsa Prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes”, thuhet në njoftim.24-vjeçares i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Gjakovës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…