Konjufca nuk ka më shumë vota se Kurti nga deputetë minoritarë joserbë. Nga dhjetë anëtarë sa ka ky grup multietnike, tetë prej tyre do ta votojnë Konjufcën, aq sa e kishin votuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përcjell Gazeta KFVA.
Në një intervistë në rtv21, deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, tha se ndonëse jo të mjaftueshme ato tetë votat e tyre do t’i japin për Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër.
“Ne tashmë e kemi finalizuar marrëveshjen me VV-në dhe ne si parnter të koalicionit jemi të gatshëm të japim votën për kandidatit për kryeministër, Glauk Konjufca. Ne si grup aprlamentar multientik i kemi 8 vota për zotin Konjufca. Edhe pse nuk janë të mjaftueshme votat tona, unë besoj se deri në afatin e përcaktuar me kushtutë do të gjendet një zgjidhje dhe do ti kemi numrat e mjaftushëm për formimin e Qeverisë”, tha Kinolli.
Deputetët Duda Balje dhe Adem Hodza janë dy nga dhjetë anëtarët e minoriteteve joserbe që nuk votojnë për Konjufcën, ashtu siç nuk kishin votuar më parë as për kryeministrin Albin Kurti

