Pas shtrenjtimit të rrymës, paralajmërohet ngritje e çmimit të miellit

 

Pas shtrenjtimit të rrymës, pritet të ketë edhe ngritje të çmimit të miellit. Paralajmërimin e ka bërë Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, i cili tha se do të ketë “ngritje të lehtë të çmimit”, shkruan KFVA.

Sipas tij, kjo rritje nuk do të ketë ndikim të madh.

“Sa i përket shtrenjtimit të miellit, sigurisht do të ketë një ngritje të çmimit, por do të jetë ngritje e lehtë, nuk do të ketë ndikim shumë të madh pasi energjia elektrike në çdo përpunim  ka pjesëmarrjen e vet. Sa është pjesëmarrja e energjisë elektrike në përpunimin e grurit dhe në atë pjesë mund të variojmë me çmimin. Por, jo me norma astronomike ku mundohet çdo industri apo dikush ta shfrytëzojë këtë momentum”, ka deklaruar Zejnullahu.

Ai u ka bërë thirrje përpunuesve që të mos e shfrytëzojnë situatën e krijuar për të përfituar në kurriz të qytetarëve, por që të operojnë me çmime normale.

“Kur flasim për produkt esencial si buka, mielli, nuk është e drejtë që t’i ngrisim çmimet në përmasa pa e pasur të qartë se çfarë ndikimi ka energjia elektrike, sa ka ndikim në përpunimin e çdo produkti”, ka theksuar ai./KFVA

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…