Gruaja e njërit prej viktimave në Gollubovc: Astrit Isufi pati të veshur jelek antiplumb

Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë në fshatin Gollubovc të Malishevës, do të varrosen sot nga ora 16:00.

Kosovatoday, ka thënë se ka kontaktuar me njërën prej bashkëshorteve të viktimave nga fshati Gollubovc i Malishevës.

Ajo ka theksuar se familjet e viktimave kishin planifikuar të ktheheshin sot në diasporë, aty ku jetojnë dhe veprojnë, sepse viktimat, Naim dhe Driton Morina, ishin në Kosovë për të përfunduar të pamen për babanë e tyre.

Gashi-Bajrami ka shtuar se gruaja në fjalë i kishte thënë se Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë, kishte shkuar dje tek familja e tyre i veshur me jelek antiplumb.

Sipas saj, ai kishte shkuar për t’i marrë gruan dhe fëmijët që i kishte tek familja e saj.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…