Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, kjo është mosha e viktimave

 Dy vëllezër janë vrarë sot në Golluboc të Malishevës, teksa i dyshuar është dhëndri i tyre.

Gazeta merr vesh se viktimat janë një 30-vjeçar dhe një 40 vjeçar.

Lajmin për vrasje e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta tha se i dyshuari ndodhet në arrati.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha Graishta./KFVA./