Kurti fajëson opozitën: Kosova është në këtë situatë për shkak të kalkulimëve të humbësve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit ka thënë se partia e tij është fituese e zgjedhjeve të vitit 2025-të dhe të viteve të tjera.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e 2025-të edhe në 2026-tën edhe në vitet e ardhshme siç po duket edhe nga mentalitet i vjetruar ekstrem bashkëpunues i partive të tjera”, ka thënë ai.

Kurti nga këshilli ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për mos bashkëpunim për të qeverisur me VV-në, raporton KFVA.

“Sidoqoftë kurdo herë e në çdo rast jemi të gatshme për zgjedhje por jemi edhe të përgatitur edhe për to. Kemi dashur dhe kemi ofruar mundësi për zgjedhje qysh në qershor kur e pamë se nuk donin bashkëpunim. E kemi marrë prej tyre refuzimin e ftesave për bashkëpunim gjersa naj kanë bërë të pamundshëm çfarëdo qeverisje  me koalicion me ta”, tha Kurti.

Sipas tij, Kosova ndodhet në këtë situatë për shkak të kalkulimeve të humbësve.

“Jemi në këtë situatë për shkak të kalkulimeve të humbëseve që po përpiqen  të zvogëlojnë humbjet e tyre më këso makinacione por kjo është e pamundur”, tha ndër të tjera Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…