Botë Lajme

Obama kritikon politikat e Trump: SHBA është në një gjendje mjaft të zymtë

Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama kritikoi të shtunën presidentin Donald Trump për politikat e tij të cilat i ka cilësuar kaotike. Obama paralajmëroi për rreziqet që kërcënojnë demokracinë amerikane.

Obama kritikoi politikat e presidentit aktual në një tubim për kandidaten për guvernator të Virxhinias, Abigail Spanberger dhe kandidatin për guvernator të Nju Xhersit, Mickey Sherrill.