“Kurti kërkoi 2-3 ditë kohë”, Limaj zbulon detaje të reja nga takimet me presidenten

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dhënë detaje të tjera për takimin e djeshëm tek presidentja Vjosa Osmani.

A tha se ka pritur që të premten, e para e shtetit të vendoste për shpërndarjen e parlamentit, njofton KFVA.

“Unë kam pritur që presidentja menjëherë dje ta përfundojë këtë çështje, ta nxjerrë dekretin për shpërndarje të parlamentit dhe të nesërmen t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për faktin se s’ka asnjë gjasë të krijohet një shumicë parlamentare”.

I pyetur se pse nuk ndodhi një gjë e tillë, ai theksoi se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi kohë.

“Kryetari i partisë më të madhe, kërkoi 2 deri në 3 ditë kohë”, shtoi Limaj.

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të së premtes ka paralajmëruar se do të mbajë kontakte shtesë me liderët partiakë deri më 5 nëntor, kur edhe përfundon afati kushtetues për caktimin e mandatarit apo për shpërbërjen e Kuvendit.

Nëse deri atëherë nuk formohet qeveria, pritet që e para e shtetit t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat mund të mbahen në fillim të dhjetorit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…