Pse i rriti pensionet e shtesat tash, Kurti: Nuk e dimë a do të ketë Qeveri të re sivjet apo vitin e ardhshëm, s’kemi pse e shtyjmë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur mbi vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve direkt nga nëntori, ku tha se e kanë lexuar dhe rilexuar ligjin dhe kanë ardhur në përfundim se këto rritje mund t’i bëjnë qysh tash.

Kurti tha se nuk duhet të ketë ankesa pse premtimet po realizohen para kohe dhe se po merren nga Qeveria në detyrë, duke shtuar se Qeveria e re nuk dihet a do të bëhet sivjet apo vitin e ardhshëm”, shkruan KFVA.

“E kemi lexuar dhe rilexuar ligjin dhe kemi ardhur në përfundimi se mund ta bëjmë. Rrjedhimisht, nuk kemi arsye pse ta shtyjmë. Më mirë kështu që edhe vazhdojmë të jemi qeveri në detyrë e që i morëm këto vendime të mira, sesa të thonë që të presim për Qeverinë e re e cila nuk e dijmë a është sivjet apo vitin e ardhshëm dhe vetëm atëherë do të mund t’i gëzoni”, deklaroi Kurti në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai i cilësoi këto si vendime të mira dhe tha se për to duhet të gëzohen të gjithë bashkarisht.

“Kur i realizojmë premtimet para kohe, unë nuk besoj se duhet të ketë ankesa. Të gëzohemi të gjithë bashkarisht”, deklaroi Kurti.

Në mbledhjen e sotme u vendos që pensionet të rriten nga 120 në 150 euro dhe shtesat për fëmijë në 50 përqind.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…