Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me liderët politik, pa çka tha se disa nga ta patën qëndrime që nuk mund të krijojnë shumicë, por pati edhe qëndrime që dëshirojnë të takohen sërish për të parë mundësinë e propozimit të një mandatari të ri.
“Gjatë këtij takimi diskutuam një sërë çështjes kryesorja ishte që këto konsultime të ndodhin para caktimit të mandatarit tjetër, dhe diskutuam nëse dikush nga partitë politike e kanë shumicën e nevojshme. Besoj i keni dëgjuar përfaqësuesit politike disa nuk kishin shumicë e disa dëshiruan të takohemi sërish, ju e dini që sipas Kushtetutës janë 10 ditë të afatit që skadon më 5 nëntor, deri në atë datë do të komunikoj vazhdimisht, dhe kushdo që ka gatishmëri që të takohemi sërish që përfundimisht a ka caktim të mandatarit të dytë a jo do ti pres. Para se të skadojë afati kushtetues, a do të ketë propozim të mandatarin është çështje e partive politike, nuk kishte unanimet të plotë se a do të ketë mandatar tjetër apo jo”, tha ajo.
Pasi krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kërkuan zgjedhje të reja, duke argumentuar se nuk ka shumicë parlamentare, Osmani theksoi se e ka detyrim të bëjë çmos që të evitohen zgjedhjet.
“Fat i keq për Kosovën, që partitë politike nuk kanë arritur të konsolidojnë të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë. Bashkë me kohën, kemi humbur shumë mundësi për vendin tonë. Aktgjykimet Kushtetueses thonë që presidentja duhet të bëjë çmos t’i evitojë zgjedhjet. Detyrimi i presidentes është që të bëjë çmos t’i evitojë zgjedhjet. Do të iu lusim për pak durim edhe pak ditë, derisa të sqarohen të gjitha rrethanat për caktimin e mandatarit të dytë”, tha Osmani.
 
                                

