Kusari-Lila: Një Kryeministër që e prezanton dorëheqjen, s’ikë nga zyra derisa të vijë një tjetër

 

 

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, drejtoi kritika për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, të cilat tha se janë përgjegjëse për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.

Ajo tha se në rast se vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit duhet parë opsione tjera, përfshirë ftesën për partitë politike për të diskutuar veprimet e ardhshme.

Ajo e quajti të pakuptimtë se si partitë që ishin në opozitë mandatin e kaluar ‘po hezitojnë’ të marrin mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit. E pyetur për dorëheqjen, Kusari tha se Kryeministri nuk ikën nga zyra e tij pa ardhur dikush tjetër.

“Në asnjë vend një kryeministër i cili e prezanton dorëheqjen nuk ikën nga zyra derisa të vijë dikush tjetër”, tha Kusari-Lila

Ndërsa Haxhiu shtoi se “opozita” siç e quajti ajo, qëllimshëm po e bllokon Kuvendin.

“Dorëheqjen e kemi bërë. Këtu është e hapur tendenca e opozitës për të bllokuar Kuvendin”, shtoi Haxhiu.

  • Shkrime të ngjashme

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…