Lumir Abdixhiku: S’ka shumicë parlamentare, presim të caktohet data e zgjedhjeve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u deklarua pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas Abdixhikut u bë e ditur se nuk ka shumicë parlamentare dhe se duhet shkuar drejt zgjedhjeve.

“Ne kishim një të paraparë sipas Kushtetuese së Kosovës, për të diskutuar një pikë të rendit të ditës.Për të caktuar mandatin tjetër për qeverinë e Kosovës.Në këtë takim u dëshmua ajo që LDK tha gjithherë që në Kosovë sipas rezultateve të 9  shkurtit nuk ka shumica parlamentare. Pra kështu u deklarua edhe sot që në rrethana të tanishme nuk ka shumicë parlamentare , kësisoj afatet kushtetuese na qojnë drejt zgjedhjeve të reja”,deklaroi ai.

“Ironikisht u përmend qeveria e unitetit dhe ajo e tranzicionit për të kaluar disa çështje urgjente, e ju kujtoj se para disa kohësh kur është përmendur kjo LDK-ja është përqeshur. Por është e pamundur tani. Sa më parë që i shpallim zgjedhjet”,deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku tha se në këtë takim “Flitej për unitet e zgjidhje të krizës, e për konceptimin e kalimit të zgjidhjeve që ne kishim paraqitur. U bë e qartë se nuk ka shumicë parlamentare e tani i takon presidentes deri të mërkurën të përcaktojë a ka shumicë apo nuk ka shumicë.Pati pretendime nga kryetari i VV-së se ndoshta duhet provuar edhe njëherë, por shumica ishin të qartë se nuk ka shumicë”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…