Nagavci reagon pasi dështoi të zgjidhej qeveria, s’e thotë asnjë fjalë pse s’u propozua në kabinetin e Kurtit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se partitë ish-opozitare shqiptare dhe Lista Serbe pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3, pas seancës së sotme të jashtëzakonshme.

Nagavci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ekzagjëroi paksa situatën, duke thënë se falë Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, Qeverinë e Kosovës s’e përcakton më Beogradi, shkruan Insajderi.

“Nuk ka më as marrëveshje koalicioni që në nenin e parë parashikojnë “… do të formohet Asociacionin brenda 3–5 muajsh”, siç ishte rasti me marrëveshjen PDK–LDK–Srpska”, thotë Nagavci.

“Sot, PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe, të gjithë bashkë, pamundësuan jetësimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3. Ky është skenar që e kemi parë edhe më herët, kur u rrëzua Qeveria Kurti 1”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e saj.

Kurti nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme që ta krijojë qeverinë e re. Pjesë e propozimit të kabinetit qeveritar të tij s’ishte Nagavci për dikasterin e Arsimit, por Avni Zogiani. 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…