• Sun. Oct 26th, 2025

Kurti s’i pati numrat, Osmani pritet t’i mbledh partitë për mandatarin e ri

Bykfvanews

Oct 26, 2025

Sot në Kuvendin e Kosovës ka dështuar votimi për formimin e qeverisë së re.

Pas këtij dështimi, procesi kalon në duart e Presidencës.

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, ka deklaruar, se Presidentja Vjosa Osmani do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në përputhje me Kushtetutën.

“Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese,” ka thënë Kupina.

Edhe Kryeparlamentari Dimal Basha, pas dështimit të seancës së votimit për qeverinë tha se tani përgjegjësia i kalon Presidentes.

Përgjegjësia tani kalon tek Presidentja, e cila pas konsultimeve me subjektet politike dhe brenda një afati prej 10 ditësh ka mundësi të emërojë kandidatin tjetër për kryeministër sipas të njëjtës procedurë”, deklaroi Basha.

Votimi për Qeverinë u bë pas ekspozesë së Kurtit, ku pastaj prezantoi edhe kabinetin qeveritar, ku disa emra ishin befasi.

Gjatë ekspozesë së tij, Kurti bëri me dije se asnjë nga partitë s’ka pranuar të hyjë në koalicion.

“Asnjëra nga partitë parlamentare s’ka pranuar të hyjë në marrëveshje për bashkëqeverisje. Po të pranohej, oferta jonë për bashkëpunim sot do të kishim mundësi t’i jepnim vendin qeverinë e koalicionit”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *