Policia deklarohet për incidentin në shesh: Armend Zemaj dhe qytetari i grushtuar po intervistohen në stacion

Policia e Kosovës e ka konfirmuar incidentin ku është përfshirë deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, i cili ka grushtuar një qytetar në shesh. 

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar për Reporteri.net se Zemaj dhe qytetari janë duke u intrvistuar në Polici.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Pllana.

Zemaj ka thënë se qytetari e ka ofenduar dhe provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme dhe se në atë moment ka reaguar “në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt”.

Ai ka kërkuar falje publike.

“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin“, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Atij i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiaku, Arben Gashi.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…