Abdixhiku-Kurtit: Bëhu burrë njëherë në jetë, mos mashtro – LDK nuk bashkëpunon me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se kjo parti nuk do të hyjë në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mashtrime politike dhe manipulim të opinionit publik në lidhje me shumicën parlamentare.

“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm. Kemi dallime thelbësore me Lëvizjen Vetëvendosje. Është kontribut kombëtar i LDK-së të emancipojë skenën politike duke mos bashkëpunuar me një lëvizje që ka ngjallur urrejtje, ndarje e përçarje. Që e ka izoluar Kosovën, që nuk beson në vlerat bazike të Republikës së Kosovës, që e uzurpon Qeverinë e Kosovës padrejtësisht, që e shkel Kushtetutën, që mashtron publikisht para popullit dhe thotë ‘i kam 61 vota, më testoni’, e s’është në gjendje të dalë e të thotë si burrë: ‘Nuk i kam, prej ditës së parë’”, ka thënë Abdixhikunë Debat Plus, transmeton KFVA.

Ai i është drejtuar Kurtit me tone të ashpra, duke i kërkuar ndershmëri politike dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Nuk është fundi i botës nëse të refuzojnë të gjithë dhe nuk je në gjendje të bësh atë shumicë politike. Bëhu burrë njëherë në jetë, mos mashtro kaq thjeshtë”, ka theksuar Abdixhiku.

Lideri i LDK-së ka shtuar se partia e tij mbetet e palëkundur në qëndrimet e saj, duke e konsideruar këtë si shenjë parimësie.
“Për këto arsye LDK është në qëndrimet e veta krenare – sot, dje dhe nesër. Mbylleni këtë temë. Nuk ka pasur kontakte në asnjë nivel”, ka nënvizuar ai.

Sipas Abdixhikut, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të joshë disa deputetë të LDK-së, por të gjitha përpjekjet janë refuzuar në mënyrë të prerë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…