Dyshohet se janë helmuar disa nxënës të një shkolle në Pejë

Disa nxënës të shkollës së mesme “7 shtatori” në Pejë dyshohet se janë helmuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se rasti dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së martës.

“Policia e ka marrë dje informatën. Disa nxënës dje masdite kanë kërkuar ndihmë në QMF në Vitomericë, pasi dyshohet se kanë ngrënë në afërsi të një furre pranë shkollës. Nxënësit kanë pasur dhimbje barku. Kemi kontaktuar me Drejtorin dhe ai ka lajmëruar DKA-në. Është lajmëruar edhe Prokurori dhe ka caktuar hetuesit që ta hetojnë rastin”, tha Gashi.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…