Trump shpërthen ndaj ambasadorit australian: Nuk më pëlqen dhe s’do të më pëlqesh kurrë!

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington.

Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër.

Trump u përgjigj se “nuk di asgjë për të”, ndoshta pa e kuptuar se Rudd ndodhej në të njëjtën dhomë. Më pas ai pyeti nëse Rudd punonte ende për qeverinë australiane. Ambasadori iu përgjigj me qetësi: “Këto komente janë bërë përpara se unë të merrja detyrën time.” (Rudd u emërua ambasador në mars të vitit 2023).
Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.”

Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Përplasja mes të dyve nuk ishte e para. Vitin e kaluar, Trump e kishte përshkruar Rudd si “njeri me humor të keq” dhe “jo mendjen më të ndritur në dhomë”. Ai madje shtoi me ironi se “nëse të gjitha këto janë të vërteta, ai nuk do të jetë në këtë pozicion për shumë kohë”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…