Tifozët sulmojnë autobusin rival dhe vrasin shoferin në Itali

Tragjedi në Itali pas ndeshjes midis Sebastiani Rieti dhe Pistoia, nga divizioni i dytë i basketbollit të vendit.

Shoferi i një autobusi që transportonte tifozë të ekipit të basketbollit të Pistoias vdiq të dielën në mbrëmje, pasi automjeti u sulmua brutalisht nga tifozët e Sebastiani Rieti, përcjell transmeton KFVA.

Sipas mediave lokale, shoferi u godit nga një nga disa gurë të mëdhenj që thyen xhamin e përparmë të automjetit.

Ekipet mjekësore u thirrën për të ofruar ndihmë, por ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Brenda autobusit ndodheshin tifozë të ekipit mysafir, të cilët po ktheheshin në shtëpi, kur, në mes të rrugës, në zonën e Contiglianos, ndodhi e paimagjinueshmja.

Rivaliteti midis dy ekipeve është i madh – qytetet janë vetëm 30 kilometra larg njëri-tjetrit – dhe autobusi ishte shoqëruar, deri shumë pak para sulmit, nga policia lokale.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…