Katër nga shtatë të arrestuarit për vrasjen e rreshterit Lika ishin të dënuar për vepra të ndryshme penale

 

 

Disa nga të dyshuarit për vrasjen e zyrtarit policor, ishin të njohur për organet e drejtësisë, meqë ishin dënuar e kishin aktakuza për vepra të ndryshme penale. Ndaj njërit Gjykata kishte shqiptuar disa herë masën edukative, ani se e kishte përsëritur veprën nga viti në vit.

Dhunim, lëndim i lehtë trupor e vjedhje e rëndë janë disa nga veprat që të dyshuarit për vrasjen e policit Muhamet Lika, kishin kryer në të kaluarën.

Përveç Rejhan Belës, i dyshuari kryesor për këtë vrasje, e i cili kishte urdhër arrest aktiv qe 5 muaj për mosmbajtje të dënimit, edhe të tjerët ishin të njohur për organet e drejtësisë.

Sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj, Haki Bela ka arritur marrëveshje ndërmjetësimi për veprën penale në bashkëkryerje lëndimi i lehtë trupor, e ka aktakuzë aktive për një tjetër vepër penale.

“Ndaj të pandehuri H.B: Më date 06.10.2023 Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuz ndaj të pandehuri, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Gjykata Themelore në Ferizaj me aktvendimin e dates 05.12.2023 ka aprovuar marrëveshja e ndërmjetësimit, i cili vendim është bërë i plotëfuqishem më 09.01.2024. Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, më date 12.03.2025 ka pranuar aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale nxitja e përçarjes dhe mosdurimit nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 KPRK-së, e cila lëndë është ende aktive në Degën e Kaçanikut” – Gjykata Themelore në Ferizaj

Dosjen në prokurori e gjykatë më të ngjeshur e ka Vatan Çaka i cili edhe ishte i dënuar sa kishte qenë i mitur.

Masat e shqiptuara ndaj tij nuk kishin pasur efekt, meqë i njëjti nga viti në vit kishte përsëritur veprën penale të vjedhjes. Ndaj tij dy herë ishte shqiptuar masa edukative, njëherë në vitin 2021, e një herë në vitin 2022.

Për bashkëkryerje të vjedhje së rëndë ishte dënuar edhe në vitin 2023.

“Ndaj të pandehurit V.Ç. (në atë kohë i mitur): Më date 09.12.2020 Gjykata Themelore në Ferizaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar Propozim për shqiptimin e masës edukative, për shkak të dy veprave veprës penale vjedhja nga neni 313 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, për të cilën Gjykata më date 09.03.2021 ka nxjerr aktvendim me të cilën të miturit (në atë kohë) i shqiptoi masë edukative mbikqyrja e shtuar nga ana e prindit në kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili vendim është bërë i plotëfuqishëm më 19.04.2021. Më date 30.03.2022 Gjykata Themelore në Ferizaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar Propozim për shqiptimin e masës edukative institucionale, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje dhe tentative vjedhja nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së, për të cilën Gjykata më date 15.06.2022 ka nxjerr aktvendim me të cilën të miturit (në atë kohë) i shqiptoi masë edukative mbikqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili vendim është bërë i plotëfuqishëm më 23.08.2022”.

Ndërkohë që Edmond Lika për veprën penale në bashkëkryerje lëndimi i lehtë trupor ishte dënuar me burgim prej 90 ditësh, por që i ishte zëvendësuar me gjobë prej 1 mijë e 400 euro.

“Ndaj të pandehurit E.L.: Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin i nën paragrafi 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, më date 17.09.2024 ka nxjerr aktgjykim dënues, me të cilin të pandehurit i shqiptoi denim me burgim në kohëzgjatje prej 90 ditëve, i cili denim me përqimin e të pandehurit I është shëndrruar në denim me gjobë në shumë prej njëmijë e katërqind (1.400) €. Kundër këtij aktgjykimi i pandehuri ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës më date 23.09.2024, dhe kjo lëndë ende gjendet në gjykatën e shkallës së dytë.” – Gjykata Themelore në Ferizaj

Rejhan Bela, Haki Bela, Diamnat Gashi, Rilind Murati, Vatan Çaka e Edmond Lika janë nën masën e paraburgimit, nën dyshimet se të njëjtin kanë organizuar e kanë kryer vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika.

Lika u vra më 1 prill, në objektin e banesës së tij në Kaçanik, ndërsa në fillim të kësaj jave, u arrestuan shtatë të dyshuarit që besohet se qëndrojnë prapa aktit të rëndë.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…