Përfundon numërimi i votave me postë në Gjilan, komuna shkon në balotazh më 9 nëntor

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në Komunën e Gjilanit.

Sipas rezultateve, kryetari aktual Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.76 për qind të votave të diasporës, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arber Ismajli, ka siguruar 36.53 për qind të tyre.

Edhe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Hyseni prin në Gjilan me 49.76 për qind të votave, ndërsa Ismajli renditet i dyti me 34.24 për qind.

Në bazë të këtij rezultati, Komuna e Gjilanit do të shkojë në balotazh, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…