VIDEO/ Shpërthen zjarr në një avion në 10,000 metra lartësi i nisur nga Kina për në Korenë e Jugut

Pasagjerët bërtitën nga tmerri kur një zjarr shpërtheu brenda kabinës së aeroplanit duke e detyruar pilotin të bënte një ulje emergjente.

Paniku u përhap në bordin e një fluturimi të Air China pasi flakë portokalli dhe tym u shpërndanë nga një dollap sipër kokës,

Videot në internet treguan udhëtarët dhe stafin, duke nxituar drejt dollapit të ndezur sipër kokës për të shuar flakët.

Britma dhe ulërima nga pasagjerë të tjerë mund të dëgjohen në pamjet filmike, me disa që i bëjnë thirrje ekuipazhit të “nxitoni” në koreanisht.

Aeroplani Airbus A321 i mbushur plot, që udhëtonte nga Hangzhou, Kina lindore, në Incheon në Korenë e Jugut, ishte tashmë 10,000 metra në ajër kur shpërtheu zjarri.

Stafi i kabinës arriti të shuante zjarrin, thanë pasagjerët. Piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong të Shangait. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

Air China konfirmoi se zjarri filloi pasi një ‘powerbank’ brenda bagazheve të dorës u përfshi nga flakët.

© KFVA

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…