• Sun. Oct 19th, 2025

Ademi: Fituam Gostivarin, Çashkën, Likovën dhe Pllasnicën, shkojmë në rreth të dytë në Strugë dhe Kërçovë

Bykfvanews

Oct 19, 2025

 Arbër Ademi, zëdhënës i Aleancë Kombëtare për Integrim ka shpallur fitoren që në raundin parë në katër komuna: Gostivar, Çashkë, Likovë dhe Pllasnicë, ndërsa në rreth të dytë pret fitore në Strugë dhe Kërçovë, deklaroi

“Në Komunën e Gostivarit, pa balotazh që në raundion e parë me një diferencë të thellë, që sonte kryetar i ardhshëm i Gostivarit është kandidati i AKI-t është Valbon Limani. Në dy komuna të tjera, në Komunëne Kërçovës dhe Komunën e Strugës shkojnë në balotazh. Për herë të parë një shqiptar do e drejtor Komunën e Çashkës”, tha Ademi.

Paraprakisht Ademi shpalli fitore në Likovë dhe Pllasnicë.

“Po e fillojmë fitoren e madhe të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI). Në Komunën e Likovës që në raundin e parë arritëm fitore me dallim 3:1, po ashtu në Pllasnicë me dallim 2:1. Këto janë dy komunat e para ku janë përpunuar rezultatet”, tha Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *