Opozita e tronditur – Mashtrim, akuza dhe gjuha e ashpër e Kurtit

Skandali i mashtrimit ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga dy komedianët rusë, më shumë sesa një episod i sikletshëm – nxjerr një realitet të hidhur politik rreth mënyrës se komunikimit të kreut të qeverisë me liderët e shteteve, në sytë e opozitës.

Për rreth dhjetë minuta, kreu i qeverisë bisedoi me rusët duke besuar se po komunikonte me Presidentin e Letonisë, i cili së fundmi vizitoi Kosovën.

Përtej shqetësimeve rreth shkeljes flagrante të protokolleve të sigurisë shtetërore dhe dështimeve tjera logjistike, ajo që ka tronditur më së shumti spektrin politik është niveli i komunikimit që kryeministri zhvilloi me atë që ai besonte se ishte një lider shtetëror.

Mes tjerash, Kurti gjatë diskutimit drejtonte akuza ndaj opozitës, bizneseve dhe bëri disa deklarata të çuditshme ndaj Richard Grenell, i emëruar Special për Misione të Veçanta nga Presidenti Donald Trump.

Ish-diplomatja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e sheh skandalin e vërtetë jo tek mashtrimi në vetvete, por tek përmbajtja e diskutimit. Deklaratat e Kurtit gjatë bisedës i cilësoi si një “mjerim intelektual” dhe “turp politik”, duke e bërë këtë incident një temë të nxehtë debati.

“Edhe një herë, nuk është skandali që Kryeministri ra në grackë – ndodh edhe në filmat komikë. Skandali i vërtetë është ÇFARË u tha në atë bisedë. Mjerim intelektual, turp politik.”

Duke i reaguar arsyetimit të Kryeministrisë se “kishin shumë telefonata” pas zgjedhjeve, Çitaku u kërkoi t’i nxjerrin dëshmitë e urimeve. “Le ta zëmë se kjo është e vërtetë. Hajde t’u besojmë për një moment. Atëherë: Cilët liderë ju kanë uruar? Publikojeni një emër, një screenshot, një “thank you call”.”

Shkrime të ngjashme

Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…