• 1 Dhjetor 2025 01:54

Ky është kandidati për kryetar komune që i mori veç tri vota

Tet 16, 2025

Zgjedhja  për kryetar të Komunës së Junikut do të vendoset në balotazh i cili do të mbahet më 9 nëntor.

Gara do të zhvillohet ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ruzhdi Shehut dhe kandidatit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Agron Kuqi, raporton KFVA.

Sipas të dhënave të KQZ-së Shehu ka arrit të siguroj 1 mijë e 1933 vota apo 47.91%, i ndjekur nga  Kuçi më 1 mijë e 13 vota apo 40.68 %, ndërsa në vend të tretë është kandidati i VV-së më 281 vota apo 11.29%.

Por kandidati për kryetar të Komunës së Junikut nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fatos Shala ka regjistruar një rezultat të pazakontë.

Ai ka arritur t’i siguroj vetëm 3 vota apo 0.12%.

Kujtojmë se Shala dy ditë para zgjedhjeve lokale ishte tërhequr nga gara.

Këtë e kishte bërë të ditur kandidati Ruzhdi Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke treguar se kishte nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim politik dhe bashkëqeverisje./Periskopi

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fruzhdi.shehu%2Fposts%2Fpfbid02vXqUHgHRhn2moBmshgQxDKik59GaAD2LQVxneqHiDUYRca7yq38VP2Kt1qzvGpogl&show_text=true&width=500