Osmani mbështet protestën e së premtes në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, Serbia agresori i vetëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur përkrahje të plotë për protestën që do të mbahet në Tiranë të premten, e me të cilët do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen qe pesë vite në paraburgim në Hagë.

Osmani ka thënë se ka qenë vetëm një agresor dhe ajo është Serbia. E para e shtetit tha se UÇK-ja ka mbrojtur me  dinjitet qytetarët e Kosovës e Republikën tonë.

“E mbështes këtë protestë dhe kam mbështetur çdo protestë që thërret për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët gjithandej asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë tjetër, përveç drejtësisë drejtësi që respekton parimet më të larta të mbrojtjes dhe të drejtave të njeriut dhe siç e e dini Kosova dhe më konkretisht krerët në Hagë, pikërisht pse kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur përpara saj, tashmë po bëhen 5 vite pa asnjë dyshim në drejtësinë ndërkombëtare. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, për ta mbrojtur popullin tonë, e për ta çliruar Kosovën nga okupimi. Për këto që e ka parë me sytë e vet se çfarë ka ndodhur në këtë luftë, dihet qartë se ka qenë vetëm një agresor, Serbia dhe vetëm një viktimë – Kosova. UÇK-ja ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës, republikën tonë dhe drejtësinë e kësaj lufte ne do ta mbrojmë deri në fund”, tha Osmani para mediave.

Protesta e së premtes do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, derisa ky organizim vjen pas atij në Hagë, ku me mijëra qytetarë kanë kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit – të cilët ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020./

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…