Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Njësitë policore të Rajonit të Mitrovicës Veri kanë kryer një operacion në fshatin Mekinicë të Leposaviqit, ku gjatë kontrollit në një shtëpi janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale.

Ngjarja nisi pas raportimit të gruaje më 15 tetor, e cila deklaroi se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu posedonte armë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinicë të Leposaviqit, policia ka sekuestruar një sërë armësh dhe pajisjesh ilegale, përfshirë 3 pushkë automatike AK-47, 1 pushkë ajrore, 1 revolver, 1 shkrepës në formë revolveri, 55 fishekë, 1 bajonetë, 2 thika, 5 karikatorë për armën AK-47, 1 karikator për revolverin, 1 këllëf për revolverin, 1 jakë ushtarake dhe 2 këmisha të policisë së Serbisë.

Ndaj të dyshuarit S.T., 49 vjeç, ekzistonte një urdhër mbrojtës i Gjykatës Themelore në Mitrovicë që nga data 15.10.2024 deri më sot. Ai është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për kanosje, mosrespektim të urdhrit të gjykatës dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, duke u dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë kontrollit, prindi i të dyshuarit, N.T., 70 vjeç, ka deklaruar se disa nga armët dhe uniformat i përkasin atij. Kundrejt tij është iniciuar rasti për mbajtje të paautorizuar të armëve, por pas intervistimit është liruar sipas procedurave të rregullta.

Policia Rajonale Mitrovicë Veri rikujton qytetarët për rëndësinë e bashkëpunimit dhe i fton ata të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të siguruar rendin dhe sigurinë publike.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid02HYQLDoEgCmR8JJx6UxPb9gkfWatHK56NhZxYZMk2gNncSKy7RAoE3Hp4VgUVB44kl&show_text=true&width=500

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…