Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, pas tre muajsh në koma vdes “Heroi i Velipojës”

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.

Nga atje, erdhi lajmi se ka vdekur Arjan Kraja, i njohur si “Heroi i Velipojës”.

Muaj më parë, ai kishte arritur që t’i shpëtonte dy fëmijë nga mbytja në deti, por që vet kishte përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kraja, nuk ia doli pas tre muajsh në koma, shkruan KFVA.

Vdekja e tij tronditi të gjithë Shkodrën, sidomos familjen.

Nga miqtë dhe kolegët, ai kujtohet përherë si njeri i qetë e me zemër të madhe.

Thuhet se Arjani, ishte gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…