Numërohen votat e para për Asamblistë në Gjakovë, këta emra po prijnë nëpër parti

Edhe në Gjakovë janë numëruar votat e para të kandidatëve për asamble, të cilat tashmë janë procesuar në web-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Si parti e parë renditet AAK me 30.99 përqind, e ndjekur nga VV me 23.48 përqind, PDK me 14.34 përqind dhe LDK me 12.87 përqind.

Deri tash janë numëruar shtatë vendvotime nga 146 sa janë. Ardian Gjini, si bartës liste renditet i pari me numrin më të madh të votave, përkatësisht 590.

Kandidatët e tjerë të AAK’së më të votuar pas tij janë Flamur Fetahaj, Freskim Radoniqi, Ferdinand Kolaj dhe Durim Halilaj.

Mimoza Shala, është kandidatja më e votuar e VV’së, si bartëse e listës.

Emrat më të votuar pas saj janë Shqipe Fejza, Albi Rudi, Ngadhnjim Dana dhe Mustafa Domi.

Nga PDK më i votuari është Hajdar Beqa si bartës i listës, pasuar nga Edon Zeneli, Kllara Nikollbibaj, Bashkim Gashaj dhe Adelina Shehu Kola.

Ndërkohë nga LDK, i pari renditet bartësi i listës Shefqet Shehu. Pas tij, renditen Jon Bytyqi, Erion Kamberi, Kujtim Golaj dhe Dafina Zeka.

Balotash do të ketë edhe në Gjakovë, në garën për kryetar komune.

Ardian Gjini i AAK’së dhe Ardian Gola i VV’së do të përballen në balotazh më 9 nëntor.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…