NISMA e gatshme për bisedime me LVV-në për formimin e Qeverisë: Nuk do të ketë kushte

Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht çfarëdo ftese të Lëvizjes Vetëvendosje për të diskutuar për formim të qeverisë së re.

Derisa kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ditë kohë për formim të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku, thotë për KosovaPress se partia e saj “ka një përgjegjshmëri politike dhe s’ka asnjë arsye mos me qenë në tavolinë të diskutimit me LVV-në”.

Ajo thekson se nëse formimi i qeverisë së re varet vetëm nga tri votat e Nisma Socialdemokrate, “atëherë në raport me krijimin e institucioneve të reja nuk do të ketë kushte”, përcjell KFVA

Megjithatë, Izmaku nënvizon nevojën që të “sqarohet pozita e kryetarit të Kuvendit”, pasi sipas saj, legjislativi nuk duhet të funksionojë me një figurë e cila ka krijuar përçarje.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, është mandatuar për kryeministër nga presidentja, Vjosa Osmani më 11 tetor. Kurti dje tha se gjatë kësaj fundjave dhe pas analizës për zgjedhjet lokale do të nis bisedimet për formimin e qeverisë së re.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…