Një ditë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashkë me partnerët e GUXO-s, u hodhën në sulm ndaj kompanisë “UBO Consulting SH.P.K” dhe kompanive të tjera, duke kërkuar hetime pas sondazheve të publikuar për zgjedhjet e 12 tetorit. Por, Kurti u tregua “mosmirënjohës”, ndaj kësaj kompanie, të cilën prej vitit 2020 vet e pagoi me 63 mijë e 848 euro, shkruan KFVA.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për shpenzimet e partive politike në fushata dhe të tjera, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se sa e ka paguar kompaninë “UBO Consulting SH.P.K” për shpenzime si: hulumtime apo matje të opinionit publik për zgjedhje. Madje në zgjedhjet e këtij viti partia e Albin Kurtit e lëshoi dorën fort, duke e paguar me UBO-n me 17 mijë e 700 euro.
Më poshtë Periskopi ua sjell detajet se për çka Vetëvendosje e pagojë ndër vite kompaninë “UBO Consulting SH.P.K”:
Në vitin 2025, Vetëvendosje ka deklaruar në KQZ se “UBO Consulting SH.P.K” e ka paguar 17 mijë e 700 euro për shpenzime tjera të reklamave, reprezentacionit dhe konferencave gjatë fushatës për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës.
Shih linkun: https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2025/10/15.-LEVIZJA-VETEVENDOSJE.pdf

Në vitin 2024, Vetëvendosje e ka paguar “UBO Consulting SH.P.K” me 9 mijë e 440 euro për matjen e opinionit publik.
Shih linkun: https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2025/06/LEVIZJA-VETEVENDOSJE.pdf

Në vitin 2023, Vetëvendosje për matjen e opinionit publik e ka paguar me 5 mijë e 664 euro “UBO Consulting SH.P.K”.
Shih Linkun: https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/11/LVV-2020.pdf

Gjatë fushatës për zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2021, Vetëvendosje e ka paguar “UBO Consulting SH.P.K” me 6 mijë e 500 euro.
Shih linkun: https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2023/11/1.-LEVIZJA-VETEVENDOSJE-Zgjedhjet-Parlamentare-2021_ALB.pdf

Në fushatën e zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës në vitin 2021, Vetëvendosje ka paguar 8 mijë e 24 euro.
Shih Linkun: https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2023/11/1.-LEVIZJA-VETEVENDOSJE-Zgjedhjet-Lokale-2021_ALB.pdf

Në vitin 2021 për hulumtim të opinionit, Vetëvendosje e ka paguar “UBO Consulting SH.P.K” me 5 mijë e 664.
Shih linkun: https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2023/11/34.-LEVIZJA-VETEVENDOSJE_alb.pdf

Në vitin 2020, Vetëvendosje ka paguar për hulumtime 10 mijë e 856 euro “UBO Consulting SH.P.K”.
Shih Linkun: https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/11/LVV-2020.pdf
