Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në fshatin Peran të Podujevës.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura, derisa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi ajo.