AIP ju bën thirrje partive politike të respektojnë privatësinë e qytetarëve gjatë zgjedhjeve lokale

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka ftuar partitë politike që të respektojnë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë ditës së zgjedhjeve lokale, përcjell Gazeta Metro. 

Përmes një komunikate për media, AIP ka treguar për veprimet që partitë duhet t`i ndërmarrin për të siguruar integritetin zgjedhor, respektimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Për të siguruar integritetin zgjedhor, respektimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, AIP kërkon nga Partitë dhe Subjektet Politike që të: sigurojnë që çdo përpunim i të dhënave personale të kryhet mbi bazën ligjore të përpunimit, si- pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj;mos përdoren të dhënat kontaktuese të qytetarëve të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike apo në forma të tjera për qëllime të marketingut politik; mos ekspozojnë të dhënat personale gjatë komunikimit përmes postës elektronike (e-mail), mesazheve (SMS) apo thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak; respektojnë të drejtën e qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përdorimin e të dhënave të tyre për marketing të drejtpërdrejt dhe të ndërpresin menjëherë komunikimin pas paraqitjes së kundërshtimit”, është thënë në njoftim, duke dhënë edhe detaje tjera”, thuhet në njoftimin e AIP-së.

Tutje bëhet e ditur se AIP ofron bashkëpunim me Partitë dhe Subjektet Politike për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ju bën thirrje Partive dhe Subjekteve Politike që gjatë mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të dhënat personale të qytetarëve mbrohen dhe ruhen në përputhje me kërkesat ligjore./gazetametro.net

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…