AAK: Ne e respektojmë Kushtetuesen, por për Listën Serbe s’do të kemi votë

 

 

Një ditë para vazhdimisht te seancës konstituive deputeti i AAK-së , Lahi Brahimaj tha se partia e tij do ta respektojnë në përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese.


Brahimaj shtoi se nuk pret ndonjë rezultat sa i përket zgjedhjes së nënkryetarit serb, teksa bëri të ditur se si parti politike nuk do ta votojnë asnjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

“Në përpikëri prej seancës së parë deri më sot ne kemi respektuar të gjitha ato çka kanë dalë nga vendimet e Gjykatës kushtetuese edhe kësaj radhe do ta respektojmë në plotni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se nesër do të jetë skenar i njëjtë ashtu siç kanë bërë në seancën e fundit LVV-ja me kryesuesin Basha. Interesi i Kurtit nuk është që të formohen institucionet por të vazhdohet kështu në pafundësi. Se besoj se do të ketë zgjidhje(nesër) sepse VV-ja është interesuar ta vazhdojë këtë ngërç. Në paraprakisht si grup parlamentar do të takohemi konsultoheni dhe përpikëri do ta respektojmë vendimin e gjykatës. Në vendimet e gjykatës thuhet se duhet të marrim pjesë në votim por besoj se për listën serbe s’do të kemi votë”, tha Brahimaj.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…