by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet pas një incidenti në Kaçanik, ku dyshohet se një zyrtar policor ka tejkaluar autorizimet gjatë arrestimit të një personi, shkruan KFVA
Rasti po hetohet për veprën “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit deri në përfundim të hetimeve.
Komunikata:
Komunikatë për media
IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor të Stacionit Policor në Kaçanikut
Prishtinë/Kaçanik 8 tetor 2025
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik
Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.
Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.
Që nga themelimi i tij në vitin 1901, Çmimi Nobel jo vetëm që ka përfaqësuar një nga nderimet më të mëdha akademike në botë, por edhe një shpërblim të rëndësishëm financiar. Në vitin 2025, vlera totale e secilit Çmimi Nobel është vendosur në 11 milionë korona suedeze, rreth 1 milion dollarë amerikanë, një
Nëse planifikoni një udhëtim të qetë dhe komod me avion, rreshti i fundit mund të mos jetë zgjedhja më e mirë. Sipas disa ekspertëve të udhëtimeve, pasagjerët që ulen në pjesën e pasme të avionit përballen me më shumë zhurmë, kufizim të hapësirës dhe turbulenca më të forta. Andrea Platania nga kompania Transfeero
Një grevë e përgjithshme e sindikatave pritet të paralizojë Brukselin më 14 tetor, duke shkaktuar kaos në aeroporte dhe duke ndikuar mbi 70 mijë pasagjerë. Sipas autoriteteve, të gjitha fluturimet në nisje nga aeroporti ndërkombëtar i Brukselit do të anulohen, ndërsa në Brussels South Charleroi do të anulohen si fluturimet në nisje, ashtu
Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur sot me kontigjentin e mijëra dronëve luftarakë kamikazë “SKYDAGGER RTF 15” të cilët kanë arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Këta dronë janë prodhim i Turqisë dhe kontrata për blerjen e tyre ishte bërë në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë e mirënjohur turke