Theret 13 herë me thikë kryetarja e një komune në Gjermani, po lufton me jetën

 

 

Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në landin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj.

Burime të sigurisë nga mediat gjermane, i thanë gazetarëve se Iris Stalzer, politikania e majtë social-demokrate kishte pësuar disa plagë mbi dyshimet se një burrë e theri 13 herë me thikë në stomak, transmeton KFVA.

Djali i saj i adoptuar, 15 vjeç, thuhet se e ka gjetur politikanen e SPD-së, Iris Stalzer, të plagosur rëndë brenda shtëpisë së saj.

Ajo ka raportuar se ishte sulmuar në rrugë, përpara se të mund të arratisej dhe të kthehej brenda në shtëpi.

Djali dhe motra e tij 17-vjeçare pastaj kanë telefonuar policinë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, transmeton klankosova.tv.

Stalzer është transportuar me helikopter shpëtimi në Spitalin Universitar Knappschaft në Bochum, ku ajo po merr trajtim.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…