by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu i kushtoi e nënvizoi shumë faktin që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti “gjetën kohë” për të qenë të pranishëm në një ceremoni sot në UP, ku u nderuan me çmimi “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”.
Ai tha se prezenca e tyre në ceremoni, tregonte thoshte shumë për të si rektor.
“Brenda një jave kanë gjetur kohën dhe janë ardhë në Universitetin e Prishtinës, e kjo do të thotë shumë për mua dhe për të gjithë ne, sepse unë e kuptoj këtë si një sinjal se sa është i rëndësishëm ky universitet për liderët, udhëheqësit e shtetit tonë, që brenda javëve, edhe për shkak të punëve të shumta, gjejnë kohën edhe sa herë i thërrasim, shprehin gatishmërinë me qenë pjesë e shtëpisë sonë të përbashkët, Universitetit të Prishtinës”, tha ai, raporton KFVA.
Rektori Hajrullahu u shpreh krenar me Osmanin e Kurtin, për të cilët tha se ““na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit gjithandej”.
“Ju, me përpjekjet e tuaja të përditshme për një shtet të së drejtës dhe një Kosovë më të zhvilluar e më të fortë, e bëni fort krenare edhe shtëpinë tonë të përbashkët, Universitetin e Prishtinës”, tha ai.
Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në landin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj. Burime të sigurisë nga mediat gjermane, i thanë gazetarëve se Iris Stalzer, politikania e majtë social-demokrate kishte pësuar disa plagë mbi dyshimet se një burrë e theri 13 herë me thikë
Një edukatore e një çerdheje në Lipjan, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime një vajze njëvjeçare. Rastin fillimisht e ka bërë të ditur daja i vogëlushes, nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka postuar edhe fotografinë që tregon lëndimin e saj në zonën e qafës. Për të kuptuar më shumë rreth incidentit, Gazeta
Shkencëtarët me seli në Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për shkak të “eksperimenteve që zbuluan fizikën kuantike në veprim”, duke hapur rrugë për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjive digjitale. “Jam i befasuar. Sigurisht kurrë nuk më ka shkuar ndër mend
Kjo është raketa e fuqishme amerikane Tomahawk. Shumë shpejt mund ta ketë dhe ushtria e Ukrainës në arsenalin e saj, për ta përdorur kundër Rusisë. Presidenti Donald Trump konfirmoi nga Zyra Ovale se e ka marrë tashmë vendimin, i cili me shumë gjasë do të zemërojë pa masë homologun e tij, Vladimir Putin.