by kfvanews

Share

by kfvanews

Share

 

 

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një aksion të madh.

Janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara.

Postimi:

Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës

ARRESTOHEN DY PERSONA, SEKUESTROHEN 40 MIJË EURO TË FALSIFIKUARA

Prishtinë, 07 Tetor 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i Parasë” .

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.

Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar, S.T dhe A.Th.

Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Related Posts