Uncategorized

Gjuajtje me armë në Suharekë, dyshohet për të plagosur

Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.