Sa ishte paga mesatare në Kosovë gjatë 2024? ASK nxjerrë statistikat

 

 

Agjencia e Statistikave në Kosovë ka publikuar Vjetarin Statistikor 2025.

Sipas të dhënave të këtij raporti, paga mesatare bruto për vitin 2024 ishte 639 euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2014 kur paga mesatare bruto ishte 403 euro.

Agjencia e Statistikave ka publikuar të dhëna edhe për pagën mesatare neto. Sipas raportit, paga mesatare neto në vitin 2024 ishte 552 euro e në vitin 2014 ishte 365.

Në Kosovë, sipas ASK-së ka dallime në pagat në sektorin publik e atë privat.

Sipas të dhënave, përgjatë vitit 2024, paga mesatare neto në sektorin publik ishte 668 euro./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…