Edi Rama: Shqipëria po vrapon drejt BE-së

 

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të Danimarkës.

Në një prononcim për mediet Rama foli per ecurinë e negociatave duke thënë se Shqipëria po vrapon shumë shpejt drejt BE-së.

Rama tha se, “ne nuk po presim, ne po vrapojmë. Po vrapojmë shumë shpejt. Ne do të jemi gati shumë shpejt dhe ju takon të mëdhenjve në sallë që të mos presin më, por të na përqafojnë e të na mirëpresin sepse do të jemi një vlerë shumë e madhe e shtuar për BE-në”.

I pyetur nëse ka ndonjë mësim që BE-ja mund ta mësojë nga Shqipëria, Rama tha se “ka shumë, shumë mësime”.

“Për të vepruar si një e tërë dhe për të arritur një konvergjencë të gjithçkaje që që ka të bëjë me sigurinë, që në fakt nuk është rasti deri tani. Ka shumë ecejake kur vjen fjala për informacione dhe të dhëna. Dhe më e rëndësishmja, jo vetëm që të përforcohet aspekti ushtarak, por që të jetë një plan paqeje evropian”.

Sa i përket formatit të Samitit të Komunitetit Politiko-Evropian, Rama tha se: “kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur, pas Bashkimit Evropian, vetë. Është e ardhmja e Evropës. Dhe sa më shumë të ecim në këtë drejtim, aq më mirë është sepse ndërkohë, të tjerët po shfaqen mjaft të fuqishëm. Dhe e gjithë Evropa në tërësi është një masë të madhe sa i takon njerëzve, ekonomisë dhe duket shumë e dobët pikërisht sepse nuk është e gjitha bashkë”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…